Kandidon me PS, njihuni me deputetin që ka ndryshuar tri parti në 4 vjet

0
181

Sa herë që publikohen listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare, kurioziteti për emrat e përfshirë në to është i madh. Dhe kjo, jo vetëm për faktin se cilët janë emrat e rinj të përfshirë në lista, apo emrat e atyre që janë lënë jashtë, por edhe për emrat surprizë. E të tillë ka pasur gjithmonë, pasi kapërcimet e kandidatëve nga një parti në tjetër, tashmë edhe një lëvizje e njohur në Shqipëri.

 

 

E kjo ndodh jo vetëm gjatë periudhave parazgjedhore, por edhe gjatë legjislaturave.

Rasti që bie më shumë në sy për një lëvizje të tillë, është i deputetit të Elbasanit Luan Duzha. Në vetëm në legjislaturë, ajo ka ndërruar jo pak, por 3 parti.

Për herë të parë, Duzha u zgjodh deputet në zgjedhjet e vitit 2013, teksa kandidonte për Partinë Republikane. Por fill pas kësaj, ai ka pranuar ofertën e Metës për të kaluar me LSI. Dhe nga një deputet në opozitë nga PR, ai kaloi në mazhorancë si deputet i LSI.

Vetëm pak kohë më pas, dhe atij i vjen një ofertë nga Edi Rama, të cilët ai nuk e refuzoi.
Emri i tij, ditën e djeshme u shfaq në listën e PS për Qarkun e Elbasanit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here