I thanë se do zgjidhet Presidenti, Meta tregon reagimin e vajzës Era

0
196

Kreu i LSI-së ende në detyrë, Ilir Meta, ka rrëfyer momentin kur familjarët e tij kanë mësuar se do të zgjidhën President i vendit. Nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, Meta ka treguar momentin kur vajza e tij Era, ka mësuar këtë gjë.

 

 

Meta thotë se vajza e tij ndodhej në SHBA në dasmën e një kushëriri, dhe në momentin kur ka zbritur nga avioni ka marrë edhe mesazhet e urimeve nga miqtë e saj.

Ai thotë se fill pas kësaj, Era ka telefonuar në LSI, dhe shqetësimi i saj nuk ka qenë fakti nëse babai i saj do zgjidhej apo jo President, por se çfarë do bëhet më tej me LSI.

“I thanë që unë do zgjidhesha president, por ajo i ishte përgjigjur ‘Lërë moj presidentin, po me LSI-në çfarë do bëhet’”, është shprehur Era, sipas babait të saj, Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here