Standard.al

Histori përsëritëse, kërcasin gurët mes tifozëve në Gjirokastër. Policia hyn në fushë (Video)

0

Në përfundim të takimit që Skënderbeu fitoi në Gjirokastër kundër Luftëtarit 0-1, tifozërit e të dy kahëve kanë patur një përplasje më njeri-tjetrin.

 

 

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, gjirokastitët tentuan të përleshen me tifozërinë udhëtuese duke shkaktuar tension në stadium.

Policia i mori menjëherë në mbrojtje mbështetësit e ekipit udhëtues, duke i futur në fushë, mirëpo tifozët e Luftëtarit sërish tentuan të futeshin në stadium nga porta ku hyn ambulanca.

Megjithatë situata u qetësua dhe policia ndaloi një mbështetës të ekipit bluzi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.