Dhuna në parlamentin e Maqedonisë, arrestohet zyrtari i policisë dhe 3 të tjerë

0
157

Pak ditë nga dhuna në parlamentin e Maqedonisë ku, huliganët maqedonas plagosën deputetë dhe gazetarë në ambientet e Parlamentit, policia në Shkup ka arrestuar 4 persona, nga 15 që kërkon Prokuroria publike lidhur me dhunën në Parlament.

 

 

Sipas Alsat M, njëri nga 4 personat e arrestuar është kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. 11 personat e tjerë ndaj të cilëve është lëshuar flet-arrest nuk janë kapur ende nga policia.

Të 15 personat e dyshuar të cilët po kërkohen MPB-ja, jo-zyrtarisht janë pjesë e grupit që pushtuan ambientet e Kuvendit të Maqedonisë.

Më herët ministri i Brendshëm në Maqedoni u shpreh se dhuna nuk do kishte ardhur nëse policia do ishte me e shpejtë dhe efektive. Gjithashtu ai tha se në radhët e personave që ushtruan dhunë në Kuvend ka dhe pjesëtarë të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here