Standard.al

DETAJET/ Si i qëlloi me armë një personi deputeti i PS, pas sherrit që pati me të

0

Zbardhet vendimi i gjykatës që dënoi deputetin e PS-së, Vladimir Kosta me gjobë për armëmbajtje pa leje.

Për këtë vendim është folur gjatë deri te heqja e mandatit të deputetit. Vetë ai nuk ka dhënë më parë detaje për ngjarjen duke thënë se e kishte harruar.

Mirëpo, sipas vendimit të gjykatës, të siguruar nga “Panorama”, mësohet se Vladimir Kosta nuk është kapur rastësisht nga forcat e rendit.

Ai ka patur një sherr me një shtetas tjetër në vitin 1999, kur ishte tregtar.

Shtetasi Edmond Topi i ka zënë rrugën me automjetin e tij Vladimir Kostës dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më pas, Kosta ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër dhe një nga plumbat ka rënë në mjetin e Topit. Këtë fakt e ka pranuar edhe Kosta në gjykatë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.