Basha: Asnjë lule nuk do të këputet, 7 maji data e atakut kardiak i republikës së vjetër

0
177
Foto; Hamza Hatika

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot se në 7 maj në Kavajë nuk do të preket asnjë lule, qytetarët do të protestojnë paqësisht, por nuk do të ketë zgjedhje fasadë.

Në fjalimin e mbajtur në çadër, ku të pranishëm ishin qytetarë nga Kavaja, Basha tha se të dielën e  ardhshme do ti jepet grushti vdekjeprurës Republikës së Vjetër.

“Data 7 maj do të jetë data e atakut kardiak të republikës së vjetër. Në 7 maj në Kavajën e fisnikërisë dhe burrave e grave trima që u ngritën të parët, askush nuk e harron, të parët kundër diktaturës më mizore,  regjimi i republikës së vjetër do festojë rrëzimin e pluralizmit. Në 7 maj Kavaja nuk do të jetë vetëm. E gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë dhe me Kavajën. Të bashkuar do ti japim grushtin vdekjeprurës republikës së vjetër. Qindra mijëra shqiptarë të ndershëm që do bashkohen në Kavajë në 7 maj, në një bashkim gjigand dhe të paparë në 27 vite pluralizëm, së bashku me mijëra banorë të Kavajës do të pamundësojmë zgjedhjet farsë. Në 7 maj do ti japim republikës së vjetër goditjen finale. Asnjë lule nuk do prekim në Kavajë. Por asnjë qytetar i vetëm i Kavajës nuk do detyrohet nga krimi dhe droga në një proces fasadë. Proces të tillë nuk do ketë as në Kavajë dhe as në 18 qershor në Shqipëri”, tha Basha.

Sipas tij “Në 19 qershor asnjë qytetar nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër. Bashkë me qytetarët e lirë ne do ta shfrytëzojmë këtë kohë për të nisur krijimin e korpusit institucional, bazuar në parimet themeluese të SHBA që do të jenë kushtetuta dhe ligjet e vetme për qytetarët e Republikës së Re”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here