A ka vende ku s’ka fare kohë?

0
313

Eshtë e rëndësishme të theksohet: hapësira dhe koha janë një. Fizikanët i përshkruajnë të dyja si hapësirë-kohë.

Dhe ashtu si mund të lëvizim para mbrapa në hapësirë, po kështu edhe të gjitha udhëtimet prapa dhe përpara në kohë, janë gjithashtu të mundshme. Të paktën në parim. “Udhëtimi në kohë mund të jetë i mundur, por nuk është praktik”, shpjegon fizikani Stephen Hauking. Shumë përthithje energjie, tepër i rrezikshëm – aranzhimet praktike nuk janë të arritshme, të paktën për njerëzit sot.

Por në qoftë se koha është e lidhur me hapësirën, ajo humbet çdo kuptim pa të. Brendësia e një vrime të zezë konsiderohet si një vend pa kohë – hapësira atje është e ngjeshur deri në pikën më të vogël: singulariteti. Një proces i paimagjinueshëm, që askush nuk mund ta shohë ndonjëherë – kryesisht në sajë të natyrës së një vrime të zezë në vetvete: ajo zotëron aq shumë gravitet, saqë as edhe një rreze drite nuk mund t’i shpëtojë. Kështu, edhe me teleskopin më të fortë në botë, ne nuk mund të shohim brenda një të tille. /bota.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here