Superiorja/ Kuksi pëballet me Laçin i cili luan për mbijetesë

0
228

Është duke u luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri” ndeshja e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore mes vendasve të Kukësit dhe miqve të Laçit.

kukesi laci

Kukësi është në kërkim të fitores për të ruajtur ritmin e Partizanit në krye të tabelës pas fitores së këtyre të fundit në derbi, ndërkohë që Laçi luan ndeshjen e parë nën drejtimin e Stavri Nicës pas dorëheqjes së Bledar Sinellës. Kurbinasit do të kërkojnë të paktën një pikë për të vazhduar garën e mbijetesës.

Komenti minutë pas minute

12′ Koliçi reagon mjaft mirë në dy goditje të rrezikshme njëra pas tjetrës të futbollistëve të Laçit duke larguar topin në goditje këndi.

10′ Karioka ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi kontrollohet nga portieri Vata.

10′ Musaj ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrjeje të gabuar.

9′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një goditjeje me bërryl ndaj kundërshtarit..

7′ Laçi krijon një rast mjaft të bukur për shënim, por goditja e rrezikshme e Nikës neutralizohet nga Koliçi i vëmendshëm.

1’ Fillon ndeshja. Laçi luan topin e parë.

LIVE | KUKËSI – LAÇI 0-0

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Pashaj, Alla, Imami, Dvornekoviç, Musolli, Karioka, Kale, Emini, Pejiç
Trajner: Ernest Gjoka

Laçi: Vata, Musaj, Qaqi, Lulaj, Sefgjini, Gjoni, Lushkja, Nika, Jonuzi, Serxhio, Mensah
Trajner: Stavri Nica

Gjyqtar: Kridens Meta

KV: Musolli 9′ / Musaj 10′

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here