PD zbulon lajmin e rëndësishëm: Afati për regjistrimin e deputetëve përfundoi, askush nuk mund të rregjistrohet më

0
188

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaroi se ka skaduar afati për regjistrimi e kandidatëve për deputetë në KQZ dhe ky institucion do shkelte ligjin nëse i regjistronte gjatë ditës së sotme.

 

“Në 28 prill në mesnatë ka përfunduar afati i regjistrimit të listave,çdo regjistrim do ishte shkelje ligji. Kodi zgjedhor është shumë i qartë: listat regjistrohen jo më vonë se 50 ditë nga data e zgjedhjeve! Dita e 50 është data 29 në orën 00:00.

Çdo regjistrim që bëhet sot, do të ishte i paligjshëm. Nga dita e sotme askush nuk regjistron dot më lista ose më saktë,nga mbrëmë në mesnatë, ka përfunduar ligjërisht afati.

Pra, përveçse politikisht, kjo farsë ka mbaruar. Ligjërisht ka rënë edhe dekreti i presidentit. E vetmja mënyrë që shqiptarët nga sot e tutje të votojnë të lirë në zgjedhje të lira e të ndershme është një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike e cila do t’i mundësojë ata në një moment tjetër të votojnë me kushte të tjera dhe jo me këto që imponon kjo maxhorancë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here