Meta President, flet për herë të parë ish-kryeministri Berisha

0
237
Foto; Hamza Hatika

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për herë të parë për zgjedhjen e Ilir Metës president i Republikës, ndonëse pa votat e opozitës.

 

 

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Berisha pohoi se ky ishte akti i ri për thellimin e krizës. Ai akuzoi se emërimi i Metën në krye të shteti u bë me urdhër të Noriegës, ish-politikanit më të korruptuar të Panamasë.

MESAZHI I BERISHËS
Nje akt i ri per thellimin krizes!
Dje parlamenti i “aleances se qelbesirave” apo i Narko-Republikes, votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshem te vendit.
Opozita sigurisht nuk kishte asnje ambicie per pushtet ne tavoline apo per postin e presidentit. Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votes se lire per shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit. Por me kete veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e “aleances se qelbesirave” kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991.
Qytetaret shqiptare do ti japin Edi Rames ndeshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitoje!! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here