Kurir: Rama pagoi Blair për lirimin e Haradinajt

0
218

Gazeta serbe “Kurir” shkruan se për të mos ekstraduar Haradinajn në Serbi është futur në lojë Cherie Blair, bashkëshortja e Tony Blair, me bekimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas “Kurir”, ekipi ligjor Matrix, i udhëhequr nga Cherie Booth, ishte ai që bëri të mundur që Haradinaj të merrte vendim të favorshëm për të nga gjykata franceze, transmeton Klan Kosova.

“Cherie Booth, gruaja e Tony Blair, mori të paktën 360.000 euro për përfunduar me sukses procesin ndaj Ramush Haradinaj, duke e penguar ekstradimin e tij në Serbi”, nis shkrimin “Kurir”.

“Ish-komandanti i UÇK-së dhe këtë herë u mbështet tek ekipi ligjor Matrix, e Cherie Booth, i cila e ka përfaqësuar edhe gjatë gjyqit të tij në Hagë, në 2012, ku gjithashtu u la i lirë”, theksohet në shkrim.

Gazeta serbe shkon edhe më tutje, duke thënë se paratë për këtë shërbim, që janë gati gjysmë milioni euro, i kishte siguruar kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Në këtë përpjekje është përfshirë edhe Edi Rama, i cili ka lidhje me Tony Blair dhe kompaninë e gruas së tij. Paratë për studion e shtrenjtë avokatore i ka siguruar mafia shqiptare me duar të përgjakura të Haradinajt, Thaçit dhe kriminelëve të tjerë që mbajnë tashmë kostume zyrtari”, i ka thënë një burim Kuririt.

Më tej shkrimi i refrehohet analistit politik Dragomir Anđelkoviq, i cili ka deklaruar se “nuk ka asnjë dyshim që Haradinajn e liruan paratë e mafias shqiptare duke i quajtur si para të pista”.

Gazeta ka sqaruar edhe lidhjen e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, gruas së tij dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Sipas “Kurir”, ndërsa Tony është këshilltar i Ramës dhe në gusht të 2016-ës e ka vizituar atë në rezidencën ku pushonte edhe gruaja e tij ka kryer disa shërbime juridike, siç është zgjidhja e mosmarrëveshjes tregtare mes Shqipërisë dhe një konsorciumi amerikan-shqiptar.

Ramush Haradinaj u lirua me 27 prill 2017, nga Gjykata e Colmar-it në Francë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here