Kriza politike/ Kandidatët për deputet s’janë regjistruar…Çfarë do të ndodh sot?

0
288

Sipas ish-kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, nuk kemi të bëjmë me një shkelje ligjore përsa i përket regjistrimit të listave të kandidatëve për deputetë.

Kjo pasi sipas tij, regjistrimi i listave bëhet jo më vonë se 50 ditë para ditës së zgjedhjeve, por pa llogaritur ditën e zgjedhjeve, 18 qershorin. Duke cituar nenin 67, Kume në një lidhje telefonike me ‘News24’ tha se data e regjistrimit të listave skadon sot në mbrëmje, dhe nëse nuk regjistrohen deri në orën 24:00 atëherë nuk duhen pranuar nga KQZ.

“ Në kodin zgjedhor parashikohet që regjistrimi i listave të bëhet jo më vonë se 50 ditë para ditës së zgjedhjeve, neni 67, pra bëhen llogaritë nga data 17 deri në ditën e 50. Nuk llogaritet dita e zgjedhjeve, në kod është e shkruar 50 ditë para ditës së zgjedhjeve. Që i bie data 29, pra skadon sot në mbrëmje. Nëse regjistrohen pas kësaj date, nuk duhen pranuar në KQZ, se ka shkelje ligjore,” tha Kume.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here