Ish-të përndjekurit, emrat e përfituesve të këstit të dytë

1

Ministria e Financës ka publikuar dje emrat e ish-të përndjekurve që kanë gati këstin e dytë të dëmshpërblimit.

Loading...

Bëhet fjalë për ata të dënuar, të cilët nuk jetojnë dhe përfitues janë trashëgimtarët. Këta të fundit do të kenë 3 muaj kohë në dispozicion për të bërë plotësimin e dosjes. Menjëherë pas kësaj, do të nisë edhe shpërndarja e pagesës përmes llogarive bankare. Gazeta boton sot emrat e 55 përfituesve të rinj. Nga të dhënat zyrtare, mësohet se gjithsej janë 450 dosje që nuk janë trajtuar me këst të dytë. Kjo është lista e tretë që publikohet, duke e çuar në 280 numrin e dosjeve të shqyrtuara në harkun e 4 muajve.

DOKUMENTET

Për ndarjen e çdo kësti kërkohet nga të gjithë trashëgimtarët që kanë bërë kërkesë në sektorin e pagave dhe dëmshpërblimeve që të dorëzojnë: kopje e letërnjoftimit, numër llogarie, certifikatë vdekjeje, certifikatë e trungut familjar, dëshmi trashëgimie dhe prokurë. Sipas Ministrisë, certifikata e vdekjes është kusht ligjor për shpërndarjen e dëmshpërblimit dhe nuk zëvendësohet me vendim gjykate që shpall të vdekur individin. E njëjta gjë vlen edhe për certifikatën e trungut të familjes, e cila nuk mund të zëvendësohet me certifikatë negative të lëshuar nga zyrat e Gjendjes Civile.

13

Nga ana tjetër, nëse nuk ka një përfaqësues me prokurë, procesi ndërlikohet edhe më tepër, pasi duhet që në ndarjen e çdo pagese të gjithë përfituesit e radhës së parë dhe të dytë që kanë aplikuar të kenë bërë dorëzimin e dokumenteve. Në të kundërt, dosja mbetet e bllokuar. Është pikërisht kjo një ndër arsyet, krahas pamjaftueshmërisë së fondit, që ka sjellë ngadalësim të procesit për këtë kategori.

FONDI

Për trashëgimtarët është adresuar vetëm 30% e fondit vjetor, çka do të thotë se në arkë janë vetëm 6 milionë dollarë. Nëse deri në fund të muajit korrik nuk do të jetë bërë plotësimi i dosjeve nga ana e familjarëve që kanë emrin në listë, atëherë me fondin e këtij viti do të nisë ndarja e këstit të tretë. Sa i takon kategorisë parësore apo të dënuarve që jetojnë, pritet që në muajin maj të nisë ndarja e këstit të tetë. Nga rreth 2300 të dënuar që jetojnë, për pjesën më të madhe prej tyre, rreth 1400 persona, është ndarë kësti i shtatë i dëmshpërblimit. Pjesa tjetër e dosjeve është në proces shqyrtimi.

1144

Loading...

1 Koment

  1. Ju lutem me jepni nje pergjigje per problemin qe kam ,pasi ne asnje zyre qe perfaqeson insitucionin tuaj nuk mare asnje pergjigje.Quhem Fisnik Mero dhe jam perfitues i skemes se Trashegimtareve.Kemi dorezuar te gjitha dokumentet per kestin e trete si trashegimtar por nuk kemi mare akoma as edhe nje pergjigje,pervec emrit te dale ne gazete dhe nepermjet internetit.Do ju lutesha te me jepni nje pergjigje nese dokumentat qe kemi dorezuar jane ne rregull apo duhet ndonje ndryshim.Do ju lutesha ta mernit ne konsiderate kerkesen time.Pune te mbare.

Lini nje pergjigje