Dhunoi ish-bashkëshortin Saimir Çili, gjykata merr vendimin për këngëtaren Suela Kalaja

0
490

Një nga divorcet më të vështira të “showbiz”-it ka qenë pa diskutim ai mes dy këngëtarëve, Saimir Çili dhe Suela Kalaja. Çifti i ka dhënë fund martesës disavjeçare vitin e kaluar, ndërsa pak muaj më parë, ata u vunë në fokus të mediave për shkak të denoncimeve ndaj njëri-tjetrit për dhunë. Ishte Suela e para që i është drejtuar policisë me kërkesën për urdhër mbrojtjeje, e pas saj Saimir Çili, pretendoi se bashkëshortja e tij, Suela e kishte dhunuar fizikisht, akuzë që kantautori e çoi më pas edhe në gjykatë. Madje, për çudi të të gjithëve, këngëtari kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se “kishte frikë” nga bashkëshortja. Por, sipas asaj që ka vendosur gjykata, gjërat nuk ishin kështu.

 

 

“Bluetooth” ka zbuluar se ka përfunduar tashmë procesi gjyqësor ndaj Suela Kalasë, ndërsa gjykata e ka shpallur të pafajshme. Asokohe edhe ish-këngëtarja e njohur kishte bërë një denoncim në polici, ku ka treguar se për shumë kohë ka qenë viktimë e dhunës dhe ka jetuar në një atmosferë të vështirë familjare. Vetë Suela, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” refuzon të flasë në lidhje me çështjen, duke ndjekur këshillën e avokatit të saj, pasi çështja në ngarkim të saj ende nuk ka përfunduar.

Saimir Çili, me sa duket i pakënaqur nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, e ka apeluar dhe deri në përfundim të procesit duhet edhe një vit. Ndërkohë, burime të gazetës kanë treguar se psikologia është larguar nga shtëpia e përbashkët e çiftit dhe ka marrë një shtëpi me qira, ku jeton së bashku me vajzën e saj dhe qenin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here