Para se të votohet për President, Ilir Metës i shqyrtohet dosja. Figura e tij del e pastër

0
201

Kryeparlamentati Ilir Meta, njëherësh kreu i LSI-­së, pritet të votohet sot në orën 17:00 në Kuvendin e Shqipërisë si Presidenti i ri i vendit, rezulton figurë e pastër dhe pa asnjë pengese per kandidim.

 

 

Pak orë para votimit në Kuvend të Presidentit të ri të vendit, Ilir Meta është certifikuar nga dy institucione të pavarura për pastërtinë e figurës së tij, raporton TCh.

Ai rezulton pa dosje nga koha e komunizmit dhe pa probleme me dekrimianlizimin.

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i kërkoi Autoritetit Shtetëror të Dosjeve zyrtarisht që të verifikonte kandidatin për President, Ilir Meta.

Kërkesa është bërë dje në mbrëmje, ndërsa sot drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sula i tha Top Channel se Ilir Meta rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar.

Certifikimi ka ardhur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kujdeset për çështjen e dekriminalizimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here