“Meta President”, Vasili: Sot, një ditë më e qetë për vendin

0
165

Ndërsa pritet që Ilir Meta të zgjidhet sot president i Republikës, Ministri i Drejtësisë dhe njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, edhe ai i propozuar nga LSI për këtë post, bën një koment.

 

 

Në një foto të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili shkruan se “Sot është një ditë më e qetë për vendin”, ndërsa shfaqet në një foto duke pirë kafe.
WhatsApp-Image-2017-04-28-at-12.44.34-PM (1)
Kujtojmë se kandidatura e Metës erdhi pas një reagimi të fortë të kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se ose të zgjidhet presidenti ose vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Fill pas kësaj Kryesia e LSI-së propozoi dy emra, Vasilin e Metën, ndërsa PS-ja reagoi duke ia besuar kryeparlamentarit këtë detyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here