I dënuar në vitin 2000, Prokuroria: Ti hiqet mandati deputetit të Partisë Socialiste

0

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve heqjen e mandat të deputetit të Partisë Socialiste Vladimir Kosta.

Loading...

Ky i fundit rezulton se është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”, në datën 19.04.2000 me gjobë në vlerën e 10 mijë lekëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet në një seancë të posaçme për të vlerësuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për deputetin Kosta.

 

Loading...

Lini nje pergjigje