Basha: Rama e di që është kryeministër në ikje, ne marrim përgjegjësitë për qeverinë e re

0
165

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga çadra e lirisë ashpërsoi sërish gjuhën dhe e cilësoi të dështuar qeverinë Rama, një qeveri që sipas tij, ka shkelur kontratën morale me popullin. Nisur nga kjo, Basha shtoi se popullit i lind e drejta ta prmbysë atë.

 

 

“Përsërisim një zëri se koha kur në Shqipëri tolerohej diktatura ka shkuar për të mos u kthyer kurrë më. Edi Rama ka shkelur kontratën morale me elektoratin dhe ai që shkel kontratën e popullit i lind e drejta ta përmbysë, shkelje e kontratës morale me elektoratin”,- tha Basha.

Duke e akuzuar se e ka çuar drejt dështimit ekonominë e vendit, Basha tregoi rastin e kreut të Konfindustrias të Italisë të cilin Rama nuk gjen kohë ta presë në zyrë. E për këtë, ka dy arsye siç tha Basha.

“Arsyeja e parë pse Edi Rama nuk gjen kohë të presë presidentin e Konfindustria është se nuk i bëhet vonë, kurse e dyta është se në subkoshiencën e tij ai e di se është kryeministri i papërgjegjshëm në largim, kurse ne do marrim përgjegjësinë për qeverinë e re”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here