Meta apel autoriteteve maqedonase: Distancohuni nga dhuna

0
150

Për situatën në Maqedoni ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta i cili shpreh shqetësimin e madh për ngjarjet e fundit dhe për situatën e krijuar atje.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Meta apelon dhe u kërkon autoriteteve vendase të distancohen nga dhuna, si edhe të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e dhunës dhe pasojave të saj.

“Stabiliteti i Maqedonisë mbetet shumë i rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe të ardhmen e tij. Në këto momente vendimtare dhe kritike për Maqedoninë dhe për rajonin kërkohet maturi, qetësi, dialog politik dhe veprime të cilat t’i shërbejnë rikthimit të paqes sociale dhe normalizimit të situatës”, shprehet Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here