Edi Rama: Ja përse nuk iki si Kryeministër edhe në këmbim të vetingut

0
293

Edi Rama ka shpjeguar përse nuk pranon kërkesën e Partisë Demokratike për t’u larguar nga posti i Kryeministrit dhe të krijohet qeveria teknike.

I ftuar në Top Story, Rama u pyet nga gazetari Sokol Balla përse nuk largohet nga detyra sikurse kërkon opozita, me kusht që të votohet vettingu për të cilën këmbëngul aq shumë.

Kreu i qeverisë sqaroi se postin e Kryeministrit e ka përgjegjësi nga vota e qytetarëve dhe prandaj nuk mund ta dorëzojë detyrën sipas afateve ligjore.

“Nëse do të ishte një karrige që unë do e kisha marrë nga shtëpia, patjetër që do e kisha falur atë karrige. Por bëhet fjalë për një përgjegjësi. Zyra është e imja, pushteti është i atyre që më dhanë mua mundësinë e jashtëzakonshme që të jem Kryeministër i këtij vendi”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here