Rusia kërkon të sjellë shërbimet inteligjente, Ambasadori rus në Tiranë kërcënohet nga ISIS

0
172

Një grup ekstremistësh islamikë nga Kosova dhe Maqedonia janë vendosur pranë Ambasadës Ruse në Tiranë për të vëzhguar çdo hap që bën ambasadori Aleksandër Karpushin. Ky është prentendimi i këtij të fundit i cili i është drejtuar zyrtarisht  shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar.

Burime diplomatike bënë të ditur për Vizion Plus, se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh, se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamikë nga Kosova dhe Maqedonia.

Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike.

Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë në gjendje të veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë. Për pasojë, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që të evitojë sa më shumë pjesëmarrjen në aktivitete masive.

Në kohën kur ambasadori turk në Ankara u qëllua për vdekje nga një ekstremist islamik e kur Shën Petërburgu u goditën së fundmi nga aktet terroriste, sipas ambasadorit, kanë rritur shqetësimin për sigurinë e ambasadave ruse, përfshirë dhe atë në Shqipëri.

Burimet diplomatike theksuan se Ambasada ruse nuk ka ofruar asnjë fakt konkret per grupin që pretendon se po kërcënon ambasadorin Karpushin. Por ajo ka kërkuar shtim të personelit, për të sjellë nga Moska në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës, që do të mund të përballonin kërcënime të tilla. Vizion plus pyeti  ambasadën ruse por ajo nuk ka bërë komente. Personi që merret me shtypin, sipas ambasadës, nuk ndodhet në punë prej disa ditësh, ndërsa nuk dha përgjigje as pohuese dhe as mohuese mbi këtë çështje. Kërkesa e ambasadës për të sjellë eksperte te inteligjencës ruse nga Moska, vjen në kohën kur Shqipëria po bëhet gati të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here