Përfundoi takimi/ Çfarë diskutoi Meta për 90 minuta me partitë parlamentare?

0
227

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka ndërmarrë sot hapin e radhës për t’i kontribuuar zgjidhjes së krizës politike në vend.

 

 

Një ditë pasi dy negociatorët e BE-së, Knut Fleckenstein dhe David McAllister dështuan në Tiranë për gjetjen e një konsensusi me palëve, kryeparlamentari Ilir Meta ka thirrur sot të gjitha partitë parlamentare në një takim për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.

Në takimin 90-minutësh, i cili filloi në orën 19:00, nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, pasi ndodhej në Korçë në një takim me të rinjtë. Po kështu kjo mbledhje u refuzua edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili pas një takimi me aleatët vendosi të bojkotojë këtë tryezë të thirrur nga Meta.

Në këtë takim mësohet se është diskutuar edhe për rekomandimet për Reformën Zgjedhore nga OSBE/ODIHR.

Kjo lëvizje e Metës, vjen fill pas takimit që Meta pati sot me trojkën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë si edhe pas bashkëbisedimit, që po sot zhvilloi me kryeministrin, Edi Rama.

Por në përfundim të këtij takimi, mesa duket rezultatet nuk kanë qenë ato të dëshiruarat.

I pari që ka dalë nga takimi ka qenë deputeti Ben Blushi, kryetar i LIBRA-s. Ai tha se kjo tryezë ishte në kuadrin e informimimit, dhe jo të gjetjes së një zgjidhje, pasi sipas tij mungonin dy aktorët kryesorë, Rama dhe Basha.

Në këtë takim, PS përfaqësohej nga deputetët Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

Pjesë e takimit ishin edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, dhe deputetja Mesila Doda.

Pasi ka dalë nga mbledhja, Doda tha se pritet të mbahet edhe një tryezë tjetër në këtë frymë, në mënyrë që t’i kontribuohet zgjidhjes së krizës politike në vend.

“Patëm informacion mbi ecurinë e negociatave. U verifikua edhe njëherë një lloj monologu, pati mungesë të partive, dhe për këtë shprehim keqardhje. Të ulemi sërish, boll me kokën mënjanë. Të gjejmë të mesmen e artë”, tha Doda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here