Komuniteti Egjiptian në Shqipëri njihet si Pakicë Kombëtare nga Ligji

3
4210

Në Shqipëri ekgzistojnë 8 minoritete/pakica kombëtare siç janë: pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe,prej vitesh kanë kërkuar që të njihet si pakica kombëtare në Shqipëri pasi kanë shumë vite që jetojnë në vendin tonë dhe kanë ruajtur traditat,kulturën dhe gjuhën e tyre,shumë prej nesh kanë paragjykime lidhur me këto minoritete por asnjëhërë nuk kemi dëgjuar se realisht çfarë vlerash kanë si komunitete që kanë ruajtuar prej vitesh me fanatizëm dhe që në shoqërinë Shqiptare të integrohen e të jenë të barabartë si të gjithë ne,Gazeta Standard ka kryer një intervistë me një djal të ri nga komuniteti Egjiptian i cili drejton organizatën Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome Z.Gent Sejrani,i cili na ka treguar copëza nga historia e këtij komuniteti si dhe angazhimi prej vitesh që ai ka bërë për komunitetin Egjiptian që të njihej si Pakicë Kombëtare

Intervistoi: Brejdon Xhavara

Kush është historia e shqiptarëve Ballkano-Egjiptian të cilët jetojnë në Shqipëri,dhe sa jeni në numër ?
E verteta është se nuk ka një studim të mirëfilltë mbi historinë e shqiptarëve Ballkano-Egjiptian,nga shteti Shqiptar nuk është tentuar asnjëherë të bëjë një studim të tillë por ka një studim të bërë nga Z. Rubin Zemon ku tregon mbi historinë e Ballkano-Egjiptianeve në Rajonin e Ballkanit,ai shprehet se Egjiptianet në Ballkan kanë ardhur në periudha të ndryshme ku bëhet fjalë për dy eksode. E para ka ndodhur në kohën e Ramsit të dytë,në atë kohë Egjipti ishte një nga vendet më të zhvilluara të përpunimit të hekurit.
Në këtë kohë ishte eksodi i parë që solli njerëz nga Egjipti për të siguruar hekurin që më pas të përpunohej në Egjipt,eksodi i dytë flitet në kohën e Aleksandrit të madh, ku pushtimet e tij shkuan deri në Egjipt,nga atje ai u kthye me njerëz të cilët ishin përpunues të mirë të hekurit dhe me to përgatisnin armët.
Kush janë tiparet dalluese dhe profesionet që ata njihen si Ballkano-Egjiptian?
Mund të themi që me kohën dhe mos pasjen e programeve të cilat ruajnë traditat e këtij minoriteti,egjiptianet kanë humbur disa nga traditat e tyre. Me zhvillimim e teknologjisë ato kanë humbur profesionin e hekurpunuesit (kovaçit), profesion që është traditë e këtij komuniteti.Gjithashtu tradita e veshjes së grave ballkano-egjiptiane( mbajtja e shamive të bardha në kokë) ka humbur me kohen.Tipar dallues i grave të këtij komuniteti është pastërtia.Tipar tjetër dallues të komunitetit ballkano-egjiptian është ngjyra e zeshkët e lekurës.
Sa student janë me arsimi të larte dhe si është marrëdhënië e Ballkano-Egjiptianëve me vendasit?
Unë nuk është se kam bërë një studim të mirëfilltë por janë mbi 100 studentë të cilët kanë mbaruar arsimin e lartë këto vitet e fundit,nga ana e punësimit dua të them që është e vështirë pasi diskriminimi është ende aktiv në komunitetin tonë,ndërsa marrëdhënia me vendasit ka qenë e mirë pra nuk ka pasur reagime të dhunshme ndaj anëtarëve të këtij komuniteti.
Çfarë përfiton Komuniteti Ballkano-Egjiptian si Pakicë Kombëtare ?

Prej shumë vitesh komuniteti im nuk i janë respektuar të drejtat në çdo aspekt,dhe me ketë ligj ne jemi të mbrojtur pasi tani kemi fuqinë për:Ushtrimi e të drejtave,kuotat që përfitojnë studentët për të vazhduar arsimin e lartë nga Ministria e Arsimit. E drejta e vetidentifikimit, Ndalimi i diskriminimit, Liria e organizimit dhe e drejta e përfaqësimit, Ruajtja e identitetit kulturor të pakicave kombëtare, E drejta lirisë së shprehjes dhe informimit,dhe më e rëndësishme është që për herë të parë do jemi pjesë e Komitetit për Pakicat Kombëtare ku çdo 4 vjet do ketë rrotacion për kryetarin e Komitetit për Pakicat Kombëtare si dhe Fondi për pakicat kombëtare.
Kush janë iniciatorët për projektligjin e pakicave kombëtare ku për hërë të parë komuniteti Egjiptian është futur në projektligj si pakicë kombëtare ?
Prej vitit 1999 shteti Shqiptar ka ratifikuar Konventën në kuadër për mbrojtjen e minoriteteve,e cila detyron shtetin të miratoj një ligj për mbrojtjen e këtyre minoriteteve. Prej vitesh institucionet ndërkombetare kanë kërkuar shtetit Shqiptar të ndërmerrnin një nismë për ligjin e minoriteteve.
Problemi kryesor qëndronte se kushtetuta jonë njeh ligjerisht vetëm 5 minoritete dhe nuk njeh minoritetin egjiptian,i gjendur para kësaj situate dhe ne shoqëria civile nga komuniteti Egjiptian e nisëm duke bërë një takim konsultues me organizatat e shoqërisë civile që u organizua nga Ministria e Jashtme duke qënë së është institucioni përgjegjës për hartimin e projekt-ligji për minoritetet.

Hapa të tjerë që ne kemi ndërmarrë ishte dhe vënia në dijeni të institucioneve ndërkombëtare ku së bashku me ekspertët u angazhuan në hartimin e projekt-ligjit. Kam kërkuar nga OSHC të cilat merren me të drejtat e njeriut që në komentet e tyre të ngrejnë shqetësimin që ky ligj duhet të bëjë njohjen e komunitetit që une i perkas.

Hapat që u ndërrmorën nga ne rezultuan të sukseshme pasi më në fund po shoh që ja ka vlejtur i gjithë advokimi sepse projektligji e bëri të mundur njohjen ligjore të Egjiptianeve në Shqipëri.Projektligji u propozua nga Këshilli i Ministrave për tu miratuar nga Parlamenti Shqiptar,ndër të tjera në projektligj thuhet:

2. Në kuptimin e këtij ligji, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe.

3. Njohja formale e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë bëhet me ligj, me nismën e Këshillit të Ministrave, pas propozimit të ministrit përgjegjës për punët e brendshme, bazuar në kërkesën e përfaqësuesve të pakicave kombëtare dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, dhe nenet 5 e 6, të këtij ligji.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Komunitetet te minoriteteve ne shqiperi ka qen e do jen pjese e pandashme e jetes ne shoqerine shqiptare..e sipas mendimin tim duhet te ndergjegjesohen edhe ato vet ne kte aspekt se jan njeres me te drejta te njillojta si cdo qytetare tjeter mos te kene asnje trembje per te drejten e tyre e duhet te jen pjes aktive ne shoqeri..mjaft duke pa njeres te ktij komuniteti e sidomos femij te vegjel ne krahe te nenave qe lypin ne rruge qe sipas meje esht e jo njerzore..sepse nuk kan dite asnjeher ti dalin ne balle jetes e kan qene gjithmon te shtypur..me e keqja eshte se vazhdojn akoma te jene te asnjansuar nga ana tjeter e shqiptareve…ca mund te bej nje komunitet ku qeveritaret e ktij vendi s dine ku jane nuk dine ca do thot te njohish te drejtat kombetare te nje komuniteti .

  2. Komunitetet te minoriteteve ne shqiperi ka qen e do jen pjese e pandashme e jetes ne shoqerine shqiptare..e sipas mendimin tim duhet te ndergjegjesohen edhe ato vet ne kte aspekt se jan njeres me te drejta te njillojta si cdo qytetare tjeter mos te kene asnje trembje per te drejten e tyre e duhet te jen pjes aktive ne shoqeri..mjaft duke pa njeres te ktij komuniteti e sidomos febmij te vegjel ne krahe te nenave qe lypin ne rruge qe sipas meje esht e jo njerzore..sepse nuk kan dite asnjeher ti dalin ne balle jetes e kan qene gjithmon te shtypur..me e keqja eshte se vazhdojn akoma te jene te asnjansuar nga ana tjeter e shqiptareve…ca mund te bej nje komunitet ku qeveritaret e ktij vendi s dine ku jane nuk dine ca do thot te njohish te drejtat kombetare te nje komuniteti .

  3. Ku e gjetet ju te drejten ti emertoni me emrin “komuniteti egjiptian”gje qe se kishim degjuar ndonjehere me pare .Ata lindur e rritur megjithe te paret e tyre ne shqipri tani ju shkrep juve ti emertoni .Smbaj mend une te kene pasur gjuhe tradita apo kulture ndryshe nga ne . Ok sic Jane psh romet kane gjuhen zakonet e tyre , Jane popuj qe endeshin gjithmone, sic Jane dhe kolonite e hollandes Antilja,por qe ti vini etikete dhe shqiptareve me njgjyre se ju bie tangerlleku juve nuk e prisja . Mos harroni se ne Europe njihemi si jevgjit e Ballkanit vetem per Kto lloj menyra sjelljeje ?dhe gjuha jonë njihet si indoeuropiane .Thjesht trajtoini si gjithe te tjeret se nuk zgjodhen ata te ishin me ate njgyre apo ne me kte ngjyre .Mos i ndrydhni as femijet e tyre me Kto terma??Hajt kalofshit mire .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here