Standard.al

Fatos Lubonja President? Ja përgjigja e analistit

0

Në një lidhje me “Skype” në studion e lajmeve në “News 24, analisti i njohur Fatos Lubonja iu përgjigj interesimit lidhur me mundësinë e kandidimit të tij për postin e Presidentit, duke marrë shkasë nga një faqe e hapur në “Facebook” që mbështet “Lubonjën president”.

 

 

Për herë të parë ai foli se si e shikon këtë post, ndërsa i druhet faktit të përfaqësimit të tre partive politike, të cilat siç tha, i ka quajtur “banda”.

“Është përgjegjësi e madhe, nuk di as çfarë kompetencash ka Presidenti. Unë kam pasur rolin e një intelektuali të lirë që kam folur lirshëm, nuk e di nëse kështu arrij të ndryshoj dot ndonjë gjë për mirë, apo do më hiqet e drejta të them edhe këto gjërat që them. Kompetencat me sa di janë goxha të kufizuara mbi të gjitha duhet të kesh konsensusin e të gjithëve, palëve politike. Unë i kam kritikuar partitë si banda, dhe tani duhet kontestues që të bëhesh përfaqësues i këtyre bandave”, sqaroi ai

Më tej Lubonja theksoi se vetëm një qeveri e kompromisit të mirë mund ta fuste në “këtë lojë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.