Takime të “ethshme” në Tiranë, dy negociatorët e BE rreth 90 minuta bisedime me Bashën

0
172

Eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe zyrtari i PPE, David McAllister pas takimit në Kryesinë e Kuvendit, me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, i janë drejtuar selisë blu.

 

 

Për rreth 90 minuta, dy zyrtarët e PPE dhe PE kanë biseduar me kryedemokratin Basha, ndonëse do të jenë minutat në vijim ato që do të përcjellin më shumë informacione rreth këtij takimi.

As nga takimi i dy negociatorëve europianë me Ramën dhe Metën nuk bëhen të ditura detaje rreth propozimeve për të cilat është diskutuar.

E megjithatë, ashtu siç edhe është thënë më herët, takimi i McAllister dhe Fleckenstein me Lulzim Bashën do të jetë edhe përcaktuesi për vijimin apo jo të bisedimeve.

Pritshmëritë për dialog janë të mëdha, dhe vizita e dy zyrtarëve europiane parashikohet të jetë në funksion të kësaj, por ende nuk është gjetur rruga e përbashkët.

Me ardhjen në Tiranë të dy eurodeputetëve, parashikohet që të ketë një draft marrëveshje me disa pika konkrete në funksion të zgjidhjes së krizës

Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here