Protesta e opozitës: Daullja bie për ata që kanë vesh !

0
319

Nga Nebil Çika

Nga Çadra ne në gjithë vendin . Opozita  paralizuar dje për një orë  qarkullimin  ne Shqipëri duke dëshmuar forcën dhe  mbështetjen e saj popullore  ne prag te vizitës  ne Shqipëri te të  dërguarve të BE-së  David McAllister dhe Knut Fleckenstein  te cilët pritet te negociojnë  me  opozitën dhe qeverinë një zgjidhje  për krizën politike ne vend . Prej 66  ditësh opozita  po proteston non stop për  zgjedhje te lira e te ndershme te cilat sipas saj mund te realizohen vetëm me një qeveri teknike . Qeveria po mundohet te  injoroje protesten dhe sidomos forcen dhe mbështetjen e saje ndërkohe qe me cinizëm  vazhdon te  provokoje qytetaret  dhe opinionin publik  duke  mohuar  çdo akuze  te opozitës  pjese e një realiteti qe e shohin dhe e prekin te gjithë.  Askush, as me optimistet  nuk e  kane besuar në fillim se  opozita do te arrinte  te merrte një mbështetje kaq te gjatë e te vendosur nga qytetarët  gje qe tani  nuk mund te mos merret dot seriozisht   nga askush. Kur   flas per seriozitet sigurisht qe nuk e kam fjalën për qeverinë dhe Ramën, por për opinionin publik  shqiptare dhe veçanërisht  atë ndërkombëtar qe me sa duket   nuk eshtë informuar mire e qarte per ate qe po ndodh këtu.  Kështu  qe protesta e sotme  nuk ka asnjë mundësi te ketë kaluar pa rënë ne sy te tyre, nëse jo  atëherë  janë ata qe s’duan te shikojnë e te dëgjojnë për atë qe po ndodh këtu  prej 66 ditësh nën hundën e ambasadoreve te tyre ne Tirane. Por kjo ka pak apo aspak shanse te ndodhe  pasi një injorim  i opozitës dhe qytetareve ne proteste nga ndërkombëtaret  do ta  çonte reagimin ne përmasa e forma te tjera qe mund ta çonin, jo vendin por edhe  rajonin ne  destabilizim  .

Fakti qe ketu ka nje proteste, qe mija qytetare çdo ditë  për  me shume se dy muaj po qëndrojnë ne shesh  tregojnë se Shqipëria ka një problem te madh  per te cilin opozita ka drejtuar gishtin  tek qeveria . Ne fakt  nga zgjedhjet e  blera  e te vjedhura tek droga e kriminalizimi i politikes dhe administratës shtetërore janë shumë  probleme  po me qe kumbar e tyre është qeveria . Zgjidhja e tyre është vetëm një : largimi i qeverisë . Ketë  nuk ka shqiptar i përgjegjshëm mendërisht e moralisht te mos ta kuptoje e pranojë, ndërkombëtaret po e po . Rreziku i blerjes e vjedhjes se zgjedhjeve nga krimi i organizuar për llogari  të qeverisë është  tashmë jo vetëm i dyshuar por i provuar  me fakte e prova konkrete . Vetëm pak dite me pare  17 zyrtare te shtetit, police e doganiere janë arrestuar për implikim  në trafik ndërkombëtar  droge  gje qe dëshmon se çfarë është ne gjendje te beje krimi i organizuar e trafiku i dregës ne këtë vend . Kur  krimi i organizuar  arin te korruptoje  17 zyrtarë  te shtetit  vetëm ne një  fraksion te trafikut  te drogës   mendoni fare mund tu beje kumisionerëve  e numëruesve  te votave ne te gjithë vendin. Vetëm ky fakt do tu mjaftonte  njerëzve normale, përfshi edhe emisarët ndërkombëtarë , për te kuptuar se sa te drejte ka opozita  ne kërkesën e sajë  për qeveri teknike si e vetmja  shprese por zgjedhje te lira e te ndershme  ne këtë vend . Kjo deri tani nuk ka ndodhur  dhe në rastin me te mirë  partneret ndërkombëtare  kane  dëshmuar  se e kane kuptuar  qarte atë qe po ndodh këtu  e ne rastin me te keq  krimi i organizuar , ashtu si me policet e doganierët ,  mund te ketë  mbërritur ne forma nga me te ndryshmet  deri tek ata, ndryshe nuk   shpjegohet  qëndrimi i disa prej tyre  rezidente apo jo ne Shqipëri. Protesta e sotme, forca  dhe mbështetja qytetare për te nuk  u jep emisarëve te BE-se qe vijnë nesër asnjë shans te injorojnë realitetin   ne mos  nuk duan vete tw shohin e ta dëgjojnë atë. Prandaj them se  protesta e sotme  me shume se sa kundër Ramës e qeverise  shërben  si  prova qei heq mundësinë atyre te pretendojnë tek te huajt se ne Shqipëri nuk ka  probleme e as proteste serioze  por edhe  si  prova e zjarrit  për emisarët e BE-se, qëllimin dhe  raportin e tyre me krizën politike ne sytë e opinionit publik shqiptar e evropian . Na duhet te presim sot për ta kuptuar këtë. Daullet bien për ata qe kanë veshë !

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here