Parandalohet vrasja e 3 fishtë/ Arrestohen përagtitësit e atentatit të biznesmenit dhe 2 nipave të tij

0
166
foto ilustruese

Policia e Pogradecit parandaloi vrasjen e një biznesmeni dhe dy nipërve të tij, dy persona të dyshuar si autorë të përgatitjes së atentatit, u arrestuan.

Lorenc Kuqo, 35-vjeç banues në fshatin Rëmenj, si dhe një person me inicialet N.M, i dyshuar si bashkëpunëtor, u kapën në flagrancë nga policia përpara kryerjes së krimit.

Të dy ata për shkak të konflikteve të mprehta që kanë pasur, kishin përgatitur vrasjen e biznesmenit Luan Tollozhina dhe dy nipërve të tij me inicialet D.M dhe E.M.

Të dy personat u arrestuan, kur po përgatiteshin për të finalizuar aktin e tyre në një lokal, në qytetin e Pogradecit. Veç tyre, ngjarja mund të kishte rrezikuar edhe jetën personave të tjerë frekuentues të lokalit, ku do të kryhej krimi, shkruan opinion.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volkswagen Passat”, një kapuç maskë si edhe 5 telefona celularë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here