Gjirokastër/ Ministria e Kulturës mes show-t qeveritar dhe mungesës së vëmëndjes ndaj qytetit historik

0
377

 

Gjirokastra do të jetë për herë të parë mikpritësja e aktiviteteve të këtij viti që do të zhvillohen me rastin e Ditës së Evropës. Pohimi ka ardhur nga vetë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila ka qenë në qytetin e gurtë ku është takuar me kryebashkiaken e qytetit Zamira Rami dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, për të diskutuar mbi kalendarin e veprimtarive që do të zhvillohen në datën 6 maj.

 

Eventi për Ditën e Evropës është parashikuar të mbahet në kalanë e qytetit, edhe pse detajet e aktiviteteve mbeten ende të panjohura për publikun. Organizimi i aktiviteteve për Ditën e Evropës është një tjetër mundësi e artë promovimi për qytetin e UNESCO-s, që së shpejti pritet të çelë edhe sezonin e vet turistik, ndërsa parashikimet e këtij viti flasin për një shifër të ndjeshme në rritje të turistëve vendas e të huaj që kanë vizituar Gjirokastrën. Organizimi i këtij eventi në Gjirokastër shihet si një mundësi tjetër e mirë për të promovuar qytetin në prag të nisjes së sezonit të ri turistik dhe kjo me plotë të drejtë pasi Gjirokastra i ka të gjitha potencialet për t’i plotësuar kriteret.

Mesa duket  Gjirokastra mbetet dhe një ndër qytetet e preferuara të ministres Kumbaro, pasi kohët e fundit vizitat në qytetin historik kanë qenë shumë të shpesha. Nëpër takime ajo gjithmonë ka theksuar se ky qytet është një markë botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe kthimi i vëmendjes ndaj trashëgimisë kulturore ka sjellë ndryshime të dukshme. Më tej ajo sjell në vëmendje shifrat i vizitorëve nga viti 2013 deri në vitin 2016. “Në vitin  2013 vetëm nga biletat, rezultonte se Kalaja ishte  vizituar nga 6900 turistë. Ndërsa në vitin 2016 falë një promovimi të fortë që ne i bëmë Gjirokastrës, por dhe investimeve të nisura , patëm mbi 46 mijë vizitorë në Kala.

Por sërish nuk është ky maksimumi, sepse investimet e mëdha ende nuk e kanë dhënë efektin. Unë besoj se 2017-ta  do ruajë trendin e rritjes,  ndërsa 2018 do të shënojë bumin e fuqishëm të turizmit”, është shprehur ministrja. Gjithashtu brenda muajit ka qenë dy herë në Gjirokastër me pretkesin e inspektimit  të ecurisë së punimeve të projektit “Gjirokastra In White”, që unifikon fasadat e pallateve ne lagjen 18 shtatori. Kumbaro tha se ky është vetëm njëri ndër projektet e rëndësishme të Gjirokstrës për ta kthyer atë në një qendër të turizmit. “Jemi në një tjetër moment të rëndësishëm të  projeketeve në Gjirokastër”. Nga ky aspekt, nga aspekti  Kumbaros Gjirokastra është në rrugën e duhur drejt zhvillimit dhe promovimit të saj turistik.

Por çpo ndodh në të vërtetë më Gjirokastrën?

Prej disa kohësh  Gjirokastra “po i bie këmbanës së alarmit” për trashgiminë kulturore, ku shtëpitë 300 vjeçare po rrënohen që po shkon drejt shkatërrimit. Këtë gjë e bëjnë me dije çdo ditë edhe specialistët e kulturës dhe trashëgimisë. Mirela Kumbaro gjatë vizitave në Gjirokastër nuk i ka përmendur të gjitha këto si dhe heqjen e çuditshme  të 236 banesave në nga lista e monumenteve të kulturës të kategorisë së dytë.

Edhe pse nuk jep asnjë shpjegim për uljen e numrin të banesave që do të mbrohen, apo për “Bypass”-in e Gjirokastrës, për të cilën janë shprehur kundër arkitektë e intelektualë të shumtë, Kumbaro interesohet për fasadat, sepse, në të vërtetë, e gjithë puna dhe “shqetësimi” i saj është thjesht një fasadë apo një show qeveritar. Qyteti në mbrojtjen e UNESCO , Gjirokastra,  ende pas shumë vitesh ndodhet në emergjencë për të shpëtuar banesat muzeale dhe karakteristike të qytetit. Shtëpitë 300 vjeçare po rrënohen. Zbatimi i projektit të “By-passit” ka shkaktuar debate e zemërim te qytetarët dhe specialistët e monumenteve. Lagja e parë e këtij qyteti, “Pazari i Vjetër”, rrezikon të zhduket në një pjesë të mirë të saj, si pasojë e këtyre punimeve. Banorët dhe specialistët pohojnë se ky projekt jo vetëm që shkatërron dy prej shtëpive më të vjetra të saj, por rrezikon të gjitha banesat e tjera.

Të gjitha këto janë kaluar në heshtje nga ministria e Kulturës duke i anashkaluar problemet shqetësuese që ka në të vërtet Gjirokastra. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore vazhdon të publikojë herë pas here banesa monument kulture, që janë shkatërruar në qendrën historike të Gjirokastrës. Së fundmi në Gjirokastër ishte dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, një mirëseardhje për Ministrinë e Kulturës shkruan Forumi ndërsa ka publikuar dhe foto të banesës Baboçi monument kulture i kategorisë së dytë, që është shkatërruar. “Një mirëseardhje MK nga Gjirokastra meqë na ka ardhur të na shohë me vetë syçkat e saj. 22.4.2017. Banesa Baboçi, Monument i Kategorisë së Dytë, lagje Manalat Gjirokastër”, shkruan Forumi në Facebook, postim që e ka shoqëruar me disa foto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here