FOTO| Dy negociatorët e BE mbërrijnë në selinë blu, takim me Bashën pas Metës dhe Ramës

0
165
Foto Hamza Hatika

Eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe zyrtari i PPE, David McAllister pas takimit në Kryesinë e Kuvendit, me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, i janë drejtuar selisë blu.

 

 

Ndonëse nuk bëhen të ditura detaje nga takimi me dy krerët e koalicionit qeverisës, do të jenë bisedimet e ndërkombëtarëve me kreun e opozitës Lulzim Basha, ato që do t’i japin një përgjigje më konkrete këtyre bisedimeve.

Pritshmëritë për dialog janë të mëdha, dhe vizita e dy zyrtarëve europiane parashikohet të jetë në funksion të kësaj, por ende nuk është gjetur rruga e përbashkët.

Fill pas takimit me Ramën dhe Metën, dy zyrtarët europianë i janë drejtuar selisë blu, ku tashmë kanë nisur takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Me ardhjen në Tiranë të dy eurodeputetëve, parashikohet që të ketë një draft marrëveshje me disa pika konkrete në funksion të zgjidhjes së krizës.

Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Foto Hamza Hatika
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here