Rama të rinjve të PS në Vlorë: Merrni të rinjtë e PD mi sillni mua

0
221

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot në Vlorë ku është takuar me votuesit për herë të parë, nga ku ka dhënë edhe mesazhin e fortë ndaj PD dhe opozitës të cilët kërkojnë qeveri teknike.

Rama ka deklaruar se me datën 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, dhe se nuk e ka në mend ta japë pushtetin në tavolinë.

“Ata që janë ngujuar në çadër duan që të mbrojnë vete duke mbrojtur kriminelët. Ne që megjithëse na vodhën, megjithëse na rrahën megjithëse na vranë, nuk u thamë që të na e jepnin pushtetin në tavolinë, por e morëm me të drejtën e qytetareve. Ata që janë në çadër e duan qeverinë dhuratë në çadër, Si mund të jemi njëson. Ne me ata kemi vetëm një gjë të përbashkët. Ata janë shqiptarë dhe ne jemi shqiptarë. Ata le të bëjnë ç’të duan, PS nuk ka forcë që e ndalon.

Ata le të bëjnë ç’të duan votuesin e parë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë nuk ka forcë që i ndalon. Fuqinë e dashurisë për Shqipërinë dhe betejën tonë për ‘Shqipërinë që duam, nuk ka forcë që e ndalon. Si me ata si pa ata ne do të votojmë. Si me ata si pa ata ne do të fitojmë” tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama ka kërkuar nga Vlonjatët që të marrin votuesit e PD dhe me datën 18 qershor të votojnë për PS.

“Më 18 Qershor duhet të sillni që të votoje  çdo te afërm, shok tek lagji, shok klase apo edhe  ata që kanë votuar për PD, merreni dhe silleni te PS te partia e përbashkët e të gjithëve atyre që e duan Shqipërime.” ka deklaruar Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here