Përfundon takimi/ Çfarë biseduan për 4 orë ambasadori Donald Lu dhe kreu i PD Basha?

0
412

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Lulzim Bashën në ambientet e selisë së Partisë Demokratike për gati 4 orë. Takimi mes tyre nisi në orën 15:15 dhe përfundoi në orë 19:10, pra gati 4 orë.

 

 

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se takimi vjen një ditë para mbërritjes në Tiranë të të dërguarve nga Brukseli për të nisur negociatat për dialog në mënyrë që të zgjidhet ngërci politik.

Takimi vjen pasi opozita zhvilloi sot një protestë 60 minuta, ndërsa bllokoi trafikun në 5 akse kryesore të vendit. Për 60 minuta mbështetësit e opozitës bllokuan rrugët e Shqipërisë në 5 pika kyçe nga veriu në jug të vendit.

Pasi mbyllën protestën e sotme, qytetarët bashkë me kreun e Partisë demokratike, Lulzim Basha, i janë bashkuar sërish çadrës, e cila prej gati 3 muajsh është vendosur në Bulevardin përballë Kryeministrisë.

Prej disa kohësh opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here