Këngëtarja gjermane e Eurovision bën shqiponjën, por komentuesit “e kryqëzojnë”

0
328

Në Eurovisionin e këtij viti që do të mbahet në Kiev të Ukrainës, pritet që Gjermania të përfaqësohet nga këngëtarja Levina.

Ajo do të paraqitet me këngën “Perfect Life”, me të cilën u përzgjodh si fituese në kompeticionin kombëtar në Gjermani.

Së fundmi Levina ka qenë në Tiranë, dhe vetë ajo ka postuar në Facebook një foto ku duket duke bërë krahët e shqiponjës.

“Mirëdita Tirana, çfarë vendi i bukur, faleminderit për mikpritjen. Sot mësova për këtë shenjë që përfaqëson zogun e flamurit shqiptar” ‘të festojmë diversitetin’,- shkruan Levina.

Por foto e saj me një mesazh të ëmbël nuk është pritur aq mirë nga komentuesit që e kanë kritikuar pasi sipas tyre shqiponja nuk mund të quhet thjesht zog, por është një simbol për shqiptarët që duhet trajtuar me respekt.

Nuk e dimë nëse kjo foto e saj me shenjën e shqiponjës është thjesht një entuziazëm i këngëtares me kontaktin me Shqipërinë, apo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve, për të marrë votat në Eurovision 2017.  /Blitz.al/

Kjo është kënga e saj me të cilën do të paraqitet në Kiev:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here