Protesta e nesërme në Shqipëri, Basha: Jemi të vendosur dhe paqësor

0
149
Partia Demokratike dhe opozita do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë një orëshe, nga ora 11:00 deri në 12:00, duke bllokuar rrugët kombëtare.

Duke folur mesditën e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha nga ‘çadra e lirisë’ se do të jetë një sakrificë e vogël, por një dhuratë e madhe për Shqipërinë dhe Republikën e Re.

“Çdo shqiptar është i thirrur të bashkohet. Një orë bllokim i trafikut kombëtar është një sakrificë e vogël dhe një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re, për të bllokuar trafikun e drogës, të krimit, për të siguruar liritë themelore të qytetarëve që do të jenë garancia e mirëqenies së qytetarëve.

Mos harroni nesër një orë të gjithë bashkë të vendosur dhe paqësor. Bashkohemi të bllokojmë të keqen me këtë paralajmërim për t’i hapur rrugë të mirës për çdo shqiptar duke larguar e mundur drogën, krimin, qytetarëve, të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here