Njihuni me Aleksandrin, inxhinierin shqiptar që siguron bisedat e WhatsApp-it

0
281

Teksa e dëgjoj duke folur, pyes veten: “Të jetë një fëmijë kristal”? Spiritualistët dhe konspirativët thonë se fëmijët e lindur mes viteve ‘90-2000, janë “fëmijët kristal”, brezi i ri në tokë, që do ta ndihmojë njerëzimin të kalojë në një shkallë të re evoluimi.

Besohet se janë mjaft të kapshëm, kreativë dhe shumë inteligjentë, ashtu siç më duket edhe ky djalë, që më flet për arritjet dhe vizionin e tij për të ardhmen. Aleksandër Bello është 24 vjeç, por përvoja dhe idetë e tij, nuk kanë lidhje me moshën.

Është pa dyshim një mendje e ndritur, që e tejkalon moshën biologjike. I riu nga Tirana, prej afro një viti e gjysmë punon në kompaninë WhatsApp, në Karolinën e Veriut, në pozicionin e inxhinierit të softuerëve, mirëpo veç kësaj, kompania i ka besuar edhe një detyrë tjetër të rëndësishme: atë të identifikimit dhe përfshirjes së talenteve të reja në këtë fushë. Për një djalë që kishte studiuar në gjimnazin “Harry Fultz” në Tiranë, ishte e paimagjinueshme të bëhej pjesë e një kompanie gjigante.

“Kisha dëshirë të shkoja në Amerikë për studime, sepse atje investohet shumë për shkencën, kërkimin dhe inovacionin. Në fillim aplikova dhe nuk e dija as nëse do të pranohesha, e jo më që të përfitoja bursë. Thjesht e provova dhe rastisi që mora disa përgjigje. Më pas nuk dija se kë të zgjidhja.”

Aleksandri vendosi të ndiqte studimet në “California Institute of Technology”, pranë Los Anxhelosit dhe i përfundoi ato në vitin 2015. Gjatë viteve të studimit, u përfshi në disa internshipe, duke krijuar kështu eksperiencat e para profesionale, që e ndihmuan të ngjitej në majat e një kompanie me emër në fushën e aplikacioneve dhe komunikimit në internet, siç është WhatsApp-i. “Vitin e parë, gjatë pushimeve të verës, punova në Brazil. Aplikova në internet, sepse pashë që kishin nxjerrë një njoftim. Ajo përvojë më shërbeu shumë. Kështu, gjatë muajve të verës përgjatë katër viteve të studimit, kam punuar në pozicionin e inxhinierit në kompani të ndryshme.”

Pa dyshim që përvoja më e rëndësishme për të deri tani, është ajo në kompaninë WhatsApp, ku fillimisht ishte pjesë e internshipit dhe nuk mendonte se mund të punësohej.

“Unë e përdorja shumë aplikacionin WhatsApp, veçanërisht kur shkova në Amerikë. Në verën e vitit 2014, kompania kërkonte studentë për internship. Shumë shokë të mitë, as që e njihnin si aplikacion, sepse në Amerikë nuk është shumë i përdorshëm, kurse për mua ishte shumë e rëndësishme të përfshihesha në atë kompani. Më pëlqente edhe sepse ishte kompani e vogël (jo si Google apo Microsoft) dhe në kompani të vogla ke mundësi të jesh pjesë e çdo arritjeje të madhe.”

Por, sot, WhatsApp-i nuk është më një kompani e vogël, pasi rreth një vit e gjysmë më parë asetet e tij u blenë nga Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here