LIVE/ Basha i kujton Ramës kur digjnin goma e thyenin shishe: Dhuna është tipar i frikacakëve, këtu jemi të gjithë njerëz të kurajës

0
214

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur nga çadra deklaratave të kryeministrit Rama se nesër opozita është gati të destabilizojë e t’i vërë flakën Shqipërisë. Sipas Bashës, një gjë e tillë s’ka për të ndodhur, pasi siç tha, dhuna nuk është karakteristikë e demokratëve.

 

 

“Ju i digjnit gomat, thyenit shishe, ushtronit dhunë. Dhunë në protestën tonë nuk ka e nuk ka për të pasur. Dhuna është tipar i frikacakëve, këtu jemi të gjithë njerëz të kurajës”,- tha ai.

Kreu i PD-së paralajmëroi edhe forcat e policisë, duke iu kujtuar ligjin, në rast se guxojnë të prekin protestuesit.
“Do vëzhgoheni e regjistroheni nga toka e ajri, do përballeni me forcën e plotë të ligjit, nëse guxoni të prekni qytetarët. Tani ligji kërkon që policia të njoftohet, dhe jo të japë leje. E paprecedentë, keqpërdorimi politik që i bën policisë Edi Rama.

Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një polici të bërë zap nga pushteti, krimi e droga. Nesër bashkohemi midis orës 11 dhe 12 të gjithë bashkë, të rinj e të reja, artistë, sportistë, gazetarë do të jenë aty me ne. Demokratë e socialistë do të jenë atje me ne për kauzën kombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme, ejani pa frikë, paqësisht por me vendosmëri. Hajdeni për të drejtat tuaja, për mirëqenien dhe një ekonomi më të fortë nesër. ”,- tha ai.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1484827261568450/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here