Humbi portofolin 14 vite më parë, nuk u besoi dot syve nga mesazhi që i erdhi

0
206

Tim Burrows humbi portofolin 14 vite më parë në një festival në Britaninë e Madhe. Brenda portofolit , ai kishte 10 euro, ndaj edhe nuk denoncoi fare për humbjen e portofolit. Pas 14 vitesh Timit i erdhi një mesazh në Facebook, nga një njeri me emrin Giles. Në këtë mesazh shkruhej:

Tim portofolin tënd e kemi gjetur unë dhe shokët e mi, por nuk ta kthyem sepse donim të blinim pije për një lojë dhe në atë kohë ishim adoleshentë. Të kërkoj falje dhe të lutem më nis një adresë postare sepse dua të kthej 10 eurot.

Timi e postoi këtë mesazh në Twitter dhe fotoja është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. Jo vetëm kaq , por edhe prestigjiozja britanike “The Guardian” ka shkruar një artikull për këtë ngjarje. Ajo që mund të themi në fund të këtij lajmi është se kemi shumë nevojë për shembuj të tillë, që tregojnë të vërtetën dhe e pranojnë gabimin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here