Dalin në shesh sekretet e BB/ Ja pse Sidrita i shkroi letër Damianos të flinin bashkë

0
252

Çifti i sapo eliminuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ishin mesditën e kësaj të diele të ftuar në Big Brother Fan Club.

Dalja e Ervinit dhe Sidritës, nuk pritej por ata dukeshin sikur e kishin kaluar “shokun” që përjetuan.

Në një klip të trasnmetuar gjatë emisionit u zbulua se Sidrita dhe Damiano kishin njohje që jashtë shtëpisë dhe kishin tentuar të lidheshin sëbashku kur kishin qenë në shtëpinë e beqarëve.

Madje Sidrita i kishte dërguar atij një letër ku shkruhej se do i kërkonte “Vëllait të Madh” që ata të flinin bashkë.

Si përfundim, rrjedha e ngjarjeve ndryshoi dhe ata përfunduan brenda shtëpisë me të tjerë persona.

Në përplasjen që ndodhi midis Ervinit dhe Damianos, ky i fundit e “karikoi” Ervinin duke i thënë se e dashura e tij ëndërronte për dikë tjetër kur ata putheshin, pasi ishte në dijeni të lidhjes së saj jashtë me dikë tjetër.

Sidrita mohoi gjithçka duke thënë se e gjitha kishte qenë një shaka dhe Ervini shtoi se ajo e kishte përdorur Damianon si zar.

Debati u përshkallëzuar kur Ervini sulmoi njerëzit që pëlqenin Damianon dhe shtoi se ishte produksioni dhe jo publiku ai që vendoste se kush qëndronte brenda në shtëpi, duke u ndërprerë më pas nga Olti dhe Albana të cilët replikuan se po tregohej i nxituar ashtu siç ndodhi edhe në momentin kur pështyu Damianon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here