Basha-Ramës: Gjeni kohë për të vjedhur por jo për popullin, nesër bllokojmë 1 orë trafikun

0
178

Lulzim Basha deklaroi se qeveria me në krye Edi Ramën gjen gjithmonë kohë për të vjedhur e për të mbushur vendin me drogë, por për popullin nuk gjejnë asnjëherë, lidhur me kërkesën e PD-së që Presidenti të zgjidhet nga populli.

Basha tha se vettingu nuk ka pse të shtyhet pas zgjedhjeve, pasi mund të votohet me qeveri teknike.

“Nuk ka pse ta shtyjmë Vettingun pas zgjedhjeve. Qeveri teknike, vetting sipas 21 korrikut. Ka 48 orë që nuk përgjigjen për ofertën tonë për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Kohë për të vjedhur gjejnë gjithmonë, për ta mbush vendin me drogë, për të nis avionë e motoskafë. Po për popullin s’gjejnë asnjëherë.

Para 10 vitesh Rama tha që nuk hyn në zgjedhje nëse nuk ndryshohej Kushtetuta, dhe çdo votues të pajisej me kartë identiteti. Ju plotësua dëshira, por sot i njëjti njeri  që e ka mbushur vendin me drogë, refuzon t’i kthejë popullit atë që është e popullit, Presidentin dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kanë vetëm një interes, të ruajnë pushtetin dhe pasurinë e tyre,”- tha Basha.

Në fund të fjalimit të tij në çadër, Basha paralajmëroi qytetarët që ditën e nesërme të bllokojnë trafikun kombëtar me 1 orë nga ora 11:00 deri në 12:00.

“1 orë bllokim i trafikut kombëtar është sakrificë e vogël, nesër 1 orë të gjithë bashkë të vendosur dhe tërësisht të bashkuar, bllokojmë të keqen për t’i hapur rrugën të mirës. Mes orës 11-12, për të thënë ndal krimit, ndal drogës,”- u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here