Ambasada e SHBA-së njofton amerikanët në Shqipëri: Protesta, politike dhe jo e rrezikshme

0
338

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë në Shqipëri në lidhje me protestën e nesërme të opozitës, ku do të ketë bllokim të rrugëve.

Në njoftimin e asaj, ambasada amerikane thotë se do të ketë demonstrata politike, por nuk ka rrezik apo kërcënim specifik kundër shtetasve amerikanë.

Ambasada ka publikuar edhe hartën e rrugëve që do të bllokohen për 1 orë:

Sheshi Shqiponja në Tiranë;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me rrugën Teodor Keko në Tiranë;

‎Rrethotullimi në Bradashesh, Elbasan;

Rrethrrotullimi në Plug, Lushnjë;

Rrethrrotullimi në Milot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here