Vrasja në Vlorë/ “Ah o byrazer, jepu forcë motrave dhe prindërve”, dedikimi prekës i mikut të 33-vjeçarit

0
267

Ergys Gjioveshaj mbeti i vrarë mesnatën e së enjtes në një lokal nate me muzikë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Bashkë me të mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Miku i 33-vjeçarit Gjioveshaj shprehet i revoltuar nga komentet e njerëzve në lidhje me ngjarjen, shumë prej të cilave fajësojnë të kaluarën e viktimës.

 

 

Alket Tahiraj iu drejtohet me një mesazh prekës këtyre njerëzve, ndërsa i kërkon shokut të tij, tashmë të vdekur t’i japë forcë motrave dhe prindërve për të përballuar humbjen e tij.

“Vëllai im apo byrazer se kështu i flisnim njeri-tjetrit. Më vjen keq që u ndave kaq i ri në këtë jetë
Rri e shoh disa persona tani që komentojnë nëpër faqet e portaleve, komentojnë fjalë pa lidhje pa të njohur kush ishe. O byrazer nuk e dinë që jepje zemrën, ndihmoje këdo.
Nuk e dinë që ishe një djalë i mirë dhe i respektueshëm. Ju lutem shumë o njerëz mos shkruani komente pa lidhje kur nuk e njihni një njeri që ka vuajtur gjithë jetën. Një djalë që e respektonte gjithë Vlora dhe jo vetëm. Ah o byrazer nuk të deshi fati po jepu forcë motrave dhe prindërve të tu ta kalojnë këtë dhimbje sidomos nënës tënde që e ke të sëmurë.
Vëllai im do më mungosh, do më mungojnë shakatë e tua dhe mendimet që më ke dhënë gjithmonë vëllai im i lutem zotit të të çojë në parajsë se aty meriton të jesh.
Lamtumir byrazer, ngushëllime familjes ?? kushtuar Ergys Gjioveshit”, shkruan miku i 33-vjeçarit që mbeti i vrarë në lokalin e natës “Fiks Fare” në Vlorë nga 6 plumba. ERGYS-STATUS1Gjioveshaj-Tahiraj

Policia arriti në kohë rekord të identifikojë dy autorët, njëri prej të cilëve ndodhet tashmë në qelitë e paraburgimit të Vlorës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here