Tregon Vasili: Ja çfarë ndodhi në darkën me peshk te ‘Pazari i ri’

1
197
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, njëherazi numri dy i LSI-së ka komentuar sot darkën tek “Pazari i Ri” mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, ku gjithashtu merrte pjesë dhe ai së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë” në ‘News24’, Vasili tha se darka ishte miqësore dhe se nuk kishte asgjë për të fshehur.

“Darka ishte shumë miqësore dhe këtu nuk fsheh gjë, po të ishte hermetike dhe e fshehtë s’do ishte në Pazarin e Ri. Ilir Meta kishte edhe një lloj nostalgjie se në rini ka banuar shumë afër asaj zone, unë e kam frekuentuar shpesh për 10 vjet, kishim një kërshëri për të parë një lloj transformimi.

Pazari i ri ka qenë vendi i qofteve, aty ishim në lokal peshku, kishte shume thyerje ajo darke, me peshk larg detit. Besoj ishte një klime normale dhe miqësore, bëhej fjalë për një darkë kolegësh politikë”, tha Vasili.

Ministri i Drejtësi shtoi gjithashtu se “darkat kur janë të ftohta dhe janë politike dhe zgjasin pak. Ndërsa ajo darkë, siç edhe e dini zgjati goxha. Besoj se ishte një klimë normale, miqësore dhe s’mund të ishte tjetër darkë për më tepër që nuk ishte një darkë për t’u përplasur por një darkë mes kolegësh me të cilët bashkëpunojmë në qeverisje”, – sqaroi Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here