Kriza politike/ Kush është eurodeputeti gjerman që do të negociojë mes mazhorancës dhe opozitës

0
342

Një delegacioni i BE mbërrin të hënën në Shqipëri për ti dhënë zgjidhje krizës politike në vend.

Mësohet se për të negociuar mes mazhorancës dhe opozitës, pritet të mbërrijnë zv/presidenti i PPE, David McAllister dhe raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Eurodeputeti gjerman,kryetar i komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian(PE), vjen pas kërkesës së koalicionit të majtë qeverisës, i cili një javë më parë vendosi t’i drejtohej zyrtarisht së djathtës europiane duke i kërkuar të ndërhyjë për vendosjen e komunikimit me opozitën shqiptare, e cila prej dy muajsh vijon protestën, pa u tërhequr nga kërkesa për qeveri teknike, që sipas saj, është garancia e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ardhja në Tiranë e kreut të komisionit të Jashtëm të PE-se, përkon edhe me përshkallëzimin e protestës së opozitës, e cila ka paralajmëruar se do të kapërcejë çadrën përballë kryeministrisë duke tentuar bllokimin e akseve kryesore në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here