Berisha: Ja çfarë kërkon të fshehë Rama përmes thirrjeve nacionaliste

0
280

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërcënoi pak ditë më parë Evropën, se nëse Shqipëria nuk bëhet pjesë e BE-së, atëherë mund të vijë dhe bashkimi i shtetit tonë me Kosovën.

Por për ish-kryeministrin Sali Berisha, Rama me këtë deklaratë kërkon të largojë vëmendjen nga droga dhe kriminaliteti që kanë pushtuar Shqipërinë, duke na kthyer në Republikën e Kanabistanit.

Ja se çfarë shkruan Berisha në Facebook:

“Të dashur miq, Rama përdor kërcënimin për bashkimin me Kosovën vetëm e vetëm për të maskuar:

a- Vendosjen e banditokracisë (Mobocracia) në Shqipëri. Qeverinë e tij si organizatë të mirëfilltë kriminale!

b- shndërrimin e Shqipërisë në Narkorepublikë apo Kanabistan dhe

c- konfiskimin e votës se lirë të shqiptarëve.

Ky është rasti më klasik i asaj që thotë Fridrih Nitche: “Nacionalizmi si streha e fundit e horrave”!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here