Yzberisht, Bashkia Tiranë kthen në pallate hapësirën e destinuar për park publik (FOTO)

0
574

Bashkia Tiranë parashikon të kthejë një  hapësirë publike në Yzberisht— e parashikuar për park publik — në kompleks pallatesh. Për këtë ndryshim në planin urbanistik të Tiranës, banorët e zonës i kërkojnë Këshillit Kombëtar të Territorit të mos miratojë planin e bashkisë.

Me anë të një peticioni, banorët shprehen se zona e Yzberishtit, Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërtojë pallate deri në 10 kate, në një hapësirë bosh të destinuar për park.

Aktualisht zona e Yzberishtit është një ndër zonat me dendësi më të lartë në Tiranë, e cila nuk ka ende një shesh apo park publik.

Hapësira që po shpresonim se do të kthehej në një park urban, apo qoftë edhe një shesh, sipas planit të vitit 2013 të komunës Kashar, do të kthehet në zonë për ndërtim pallatesh, sipas planit të Bashkise Tirane, 2016, i cili do të diskutohet nga Këshilli juaj. Bëhet fjalë për rreth 70.000 metra katrorë ndërtim në një hapësirë rreth 20.000 metra katrorë.

Plani i vitit 2013
Plani i vitit 2016

Qytetarët shkruajnë se Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se do të ndërtojë një kënd lojrash — por një i tillë për të gjithë zonën, ku parashikohet të ndërtohen dhe disa pallate të tjera —nuk është aspak i mjaftueshëm.

Në muajin shkurt, Kryebashkiaku Veliaj ndau me ndjekësit e rrjetet sociale lajmin e ndërtimit të këndit të lojrave në Yzberisht. Disa foto gjatë punimeve, zoti Veliaj i shoqëroi me fjalët:

 “Ku është kjo? Në bllok? Jo mo shok, është në Yzberisht! Se për ne të Tiranës, fëmijët janë të çmuar si në qendër si në periferi”.

Por mesa duket këndi i lojrave po përdoret nga Kryebashkiaku Veliaj si fasadë për të mbuluar planin e ndërtimit të pallateve 8-9-10 kate në një hapësirë që më parë ishte destinuar për park.

Duket se kjo taktikë është përvetësuar më së miri nga zoti Veliaj. Pak ditë më parë, në qendër të Tiranës ku po ndërtohet pedonalja e shumë premtuar nga kryebashkiaku Veliaj, e sheshit Skëndërbej, u miratua ndërtimi i një kulle 130 metra të lartë, pas Hotel Tiranës.

Pavarësisht daljeve të përditshme në televizione, Kryebashkiaku Veliaj nuk kishte bërë asnjëherë publik lajmin për ndërtimin e kullës.

Edhe në rastin e Yzberishtit, Zoti Veliaj ka reklamuar vetëm këndin e lojrave e ka harruar të përmendë se zona do të betonizohet edhe më shumë se qindra banorë të tjerë do të shtohen./exit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here