Vëzhgimi vazhdon/ Tirana vuan për trotuare të gjera, zbulohet dhe një tjetër afër 21 dhjetorit (FOTO)

0
799

 

Bashkia ka disa muaj që me kamerat çudibërëse të tregoj një realitet shumë ndryshe nga ai që shohin të gjithë çdo ditë në rrugët që përshkruajnë. Cilësia HD e kamerave dhe  pamjet nga këndvështrime nga më të ndryshmet duke bërë çudira. Por çudia me madhe ndodh me pamjen që shohin të gjithë qytetarët në trotuaret që ecin. Çudia është një fjalë që të gjithë e përdorin shumë, por përsëri përdormi i saj duhet të jetë i kufizuar. Sepse jo çdo gjë është e çuditshme, por trotuaret në Tiranë janë vërtetë të habitshme. Në fotot që do ju tregojmë do ju habisim, pasi si ky trotuar nuk keni para në asnjë vend të botës. Vende më të zhvilluara nuk kanë arritur që të ndërtojnë një trotuare në këtë mënyrë që janë ndërtuar këto hapësira në Shqipëri. Gjerësia është eksluziviteti i trotuareve në Shqipëria, pasi arrin deri në 30 centimetra, si në asnjë vend tjetër të botës. Ndoshta mund të ketë në ndonjë vend të pa zhvilluar fare këtë gjerësi për trotuaret, por një veçori tjetër nuk gjendet askund.   Trotuaret e Tiranës përveç se janë shumë të ngushtë në mes të tyre është vendosur edhe një shtyllë e cila pengon komplet kalimin e qytetarëve. Të mundohen të gjithë për të ndërtuar trotuare si në Shqipëri me shtyllë në mes dhe një gjerësi 30 centimetra, por përsëri nuk do ja arrin dot. Edhe në se ndonjë vend që mund të arrijë që  ti ndërtojë përsëri nuk do të ketë eksluzivitetin pasi në jemi të parët. Ndërtojmë trotuare, por nuk mund ti përdorim dot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here