Tragjedi gjatë ndeshjes, dhjetëra tifozë të Junajtidit vriten nga një kabllo elektrik

0
220

Mançester Junajtid u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Europës, por për 30 tifozë nigerianë të “Djajve të Kuq” ndeshja e mbrëmshme u shndërrua në tragjedi.

2

Ata mendohet se kanë humbur jetën në Kalbar pasi një një kabllo elektrik u rrëzua mbi ta teksa ishin duke parë takimin e fituar 2-1 ndaj Anderlehtit.

Policia ka konfirmuar të paktën shtatë të vdekur, por numri mund të jetë shumë më i madh. Ndërkohë, dhjetë persona janë plagosur rëndë.

Junajtid tweet Nigeri

Klubi anglez përkujtoi viktimat me një postim në “Twitter” mëngjesin e sotëm: “Mendimet tona shkojnë për tifozët e Junajtidit, miqtë dhe familjarët e prekura në Kalabar të Nigerisë dje”.

Rreth 80 persona ndodheshin në qendrën ku zakonisht tifozët mblidhen për të parë ndeshjet e Premier Ligës.

1

Sipas një dëshmitari okular, një transformator pranë qendrës shpërtheu dhe si pasojë kablloja u këput dhe ra mbi tifozët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here