SHBA – ultimatum qeverisë: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

0

SHBA këmbëngul që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e opozitës dhe të gjitha partive politike.

Kështu thotë nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet politike Thomas Shannon, i cili gjatë takimit ne Uashington me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.

Shannon dhe Bushati folën gjithashtu edhe për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe për mbështetjen amerikane për reformën e drejtësisë.

Njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit:

Nënsekretari për çështjet politike, Thomas Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta për marrëdhëniet bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari riafirmoi partneritetin e ngushtë midis SHBA dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për reformën në gjyqësor dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë e të gjithë partive politike në Shqipëri që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lini nje pergjigje