Parandalohet krimi në Shkodër, kanos për motive pronësie 26-vjeçaren, arrestohet

0

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Malësinë e Madhe, ndërsa në pranga ka rënë një person. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se pas një konflikti të ndodhur në fshatin Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ndërmjet shtetases M. J, 26 vjeçe, dhe shtetasit Alfred Jakaj, për motive pronësie, ky i fundit ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën shtetasen në fjalë.

 

 

Nga ana shërbimeve policore në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti është shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të shtetasit të dyshuar Alfred Jakaj, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Alfred Jakaj, 35 vjeç, banues në Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë provës materiale i armës së zjarrit të tipit Pushkë gjysmë automatike.
Materialet e përgatitura për këtë hetim iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë̈ publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Lini nje pergjigje