Kapet me 260 kg marijuanë në furgon, arrestohet shqiptari në Romë

0
165

Një i ri shqiptar është arrestuar në kryeqytetin e Italisë pasi u kap duke transportuar drogë. 20-vjeçari, në momentin që u ndalua nga karabinierët e Romës në zonën San Pietro, ishte nën drejtimin e një furgoni, brenda të cilit ndodheshin 260 kg marijuanë.

 

 

Sipas policisë italiane, shqiptari nuk kishte një vendbanim fiks, dhe u prangos me akuzën e posedimit dhe transportit të drogës. Pasditen e djeshme, pasi vuri re furgonin teksa ecte me shpejtësi të lartë, policia ndoqi të riun shqiptar dhe i bëri me shenjë të ndalojë. Sapo u mor në pyetje nga policia 20-vjeçari tregoi menjëherë shenja nervozimi.

Në bagazhin e automjetit, policia gjeti 44 pako të mbyllura me celofan. Shqiptarit iu sekuestruan edhe 500 euro cash, që konsiderohen të jenë të ardhura nga aktiviteti  i paligjshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here