Dalin pamjet/ Ja si u arrestuan të fortët me drogë tek “Myslym Shyri” (Emrat)

0
317

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacion antidrogë të zhvilluat ditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri”, në kryeqytet. Forca të shumta Policie, nga Antidroga dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, rrethuan zonën pas ndalimit të një automjeti tip “Alfa Romeo”, në të cilën ndodheshin dy persona.

 

 

Sakaq, policia ka publikuar edhe pamjet e ndjekjes, dhe momentin kur uniformat blu kanë tekntuar të largohen me vrap.

Në momentin e arrestimit, 5 personave iu gjet 1 kilogramë e 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Heroinë, si dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë e dyshuar Cannabis Sattiva.

DEKLARATA E POLICISE
Më datë 21.04.2017, Specialistët e Narkotikëve në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “BBM”, në kuadër të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan

– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan

– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë shërbimet Policore të Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe të Operacionales.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “mini market” në pronësi të shtetasit Nikolin Merko, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë
– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva
– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”
– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”
– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do ti kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here